Konfiskohet afro 1 ton mish me afat të skaduar në Ferizaj

23 mars 2018 | 17:23

Inspektorati Komunal i Komunës së Ferizajt në bashkëpunim me inspektorët e veterinarisë, sanitarisë dhe të tregut, kanë zhvilluar të premten një aksion të gjerë në disa subjekte afariste për kontroll sanitare të produkteve të mishit në këtë qytet.

Inspektorati Komunal së bashku me inspektorët e veterinarisë kanë hasur në produkte dhe nënprodukte të mishit me afat të skaduar.

Me këtë rast, inspektorët komunal kanë konfiskuar një sasi prej afro 1 ton mish, nënprodukte të tij dhe produkte të tjera shtazore të cilat janë konstatuar si të prishura, dëmtuara dhe me afat të skaduar.

Inspektorët komunal kanë proceduar këtë aksion duke bërë menjëherë asgjësimin e kësaj sasie produktesh dhe për të njëjtat, bazuar në ligjet në fuqi, do të iniciohet procedurë pranë organeve gjyqësore.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal ka dalë në vend ngjarje duke bërë konstatimin e gjendjes dhe iniciuar procedurën përkatëse përkitazi me rregullat e inspektimit.

“Aksioni i sotëm është ndërmarrë në disa subjekte afariste është ndër aksionet më të mëdha që kemi ndërmarrë kohëve të fundit, për të siguruar qytetarët për cilësinë e produkteve që ofrohen në treg. Ne sot kemi konfiskuar dhe asgjësuar një sasi prej afro 1 ton mish dhe nënprodukte të tij të cilat janë kualifikuar si të prishura, dëmtuara dhe të skaduara. Ky aksion do të vazhdohet dhe zgjerohet edhe ditëve në vijim. Kemi mbështetjen e kryetarit të komunës, Agim Aliu për të gjitha veprimet tona operative në terren”, ka thënë Berisha.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Fotografia e Komuna e FerizajtFotografia e Komuna e Ferizajt

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me rastin e…