Konjufca kritikon Thaçin për rastin e “gulenistëve”

04 prill 2018 | 15:11

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se dikush është bërë shkaktar që Kosova të renditet në shtetet në botë që i shkelin konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë zyrtarëve turq, ka thënë me këtë rast është shkelur Kushtetuta e Kosovës.

“Aspekti i brendshëm kushtetues, u shkel Kushtetuta sepse në aspektin e të drejtave të njeriut Kushtetuta mbahet goxha e avancuar dhe i ka të përfshira edhe deklaratën universale të të drejtave të njeriut. U shkel Kushtetuta sepse vdiq struktura institucionale. Edhe kryeministri që drejton Qeverinë edhe Kadri Veseli edhe presidenti dolën e dënuan aktin, dhe njëri po gënjen”, ka theksuar Konjufca.

Sipas Konjufcës, ai që nuk po thotë të vërtetën është presidenti Thaçi. “Presidenti Thaçi dhe Erdogani kanë drejtuar një raport joligjor me njëri-tjetrin që mbështeten në konceptin e kryerjes së favoreve ndaj njëri-tjetrit. Erdogani e mbështeste me fushatën e Hashim Thaçit, ndërsa ky po i kryen favore, ia ktheu privatizimin e aeroportit ndërkombëtar dhe KEDS-in, tash Thaçi po ia kthen këto favore përmes shfrytëzimit të fuqisë së tij jashtë ligjeve përmes rrjetit kriminal të pushtetit”, ka thënë Konjufca.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me…