KQZ-ja shpall rezultatin përfundimtar për rivotim në Istog

21 dhjetor 2017 | 15:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotshme ka shpallur rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova është zgjedhur kryetar i Komunës së Istogut meqë ka fituar 50.03% apo 10 033 vota. Kurse kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj ka marrë 49.97 % apo 10 019 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kthimi bruto nga investimet (në vlerë nominale) për vitin 2017…