>

Kryeministri Haradinaj, deputetëve të LDK-së: Marre ju koftë

23 shkurt 11:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se ka dy vjet e gjysmë që janë të ndarë në qëndrime sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj është konfrontuar ashpër me deputetët LDK-së për raportin e Shpejtim Bulliqit.

“Ka dy vjet e gjysmë që jemi të ndamë si vend për një temë që ka të bëjë me kufirin me Malin e Zi. Pas një pune intensive, kemi mbërri për të ardhur me një materie para juve e kjo materi është kështu. E para, ligji që ka ardhur te ju e ratifikon marrëveshjen e 26 gushtit 2015. Qeveria ka formuar një komision,  pse po ju pengojnë të gjeturat e atij komisioni. A aq kundër tokës juaj jeni a, marre ju koftë, kurrgjë në rregull s’keni. S’po ju vjen marre ju jeni kundër. Qeky raport po ju dhemb. Ku po ju dhemb, a e keni problem, kallëzoni bre, po lypin me relativizu me çu dokument orientues, jo sa te jem unë”, ka thënë Haradinaj, duke i akuzuar deputetët e LDK-së se janë duke i mbajtur të bllokuar qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…