Kryeministri malazez: Demarkacioni temë e kryer

03 Shkurt 20:18

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq, ka thënë se nu ka çka të diskutohet me Kosovën sa i takon temës së Demarkacionit.

“Demarkacioni është temë e kryer për Malin e Zi. Marrëveshja është e nënshkruar nga të dy shtetet kurse Mali i Zi e ka ratifikuar në parlament këtë marrëveshje. Mali i Zi e ka kryer obligimin e vet. Jam i besimit se parlamenti i Kosovës do të ratifikoj marrëveshjen. Zvarritja nuk i ndihmon zgjidhjes”, deklaroi Markoviq për “RTK”-në.

Sipas tij, demarkacioni nuk është në agjendën e tij gjatë vizitës në Kosovë por se do ta diskutojë këtë temë nëse e hap homologu i tij.

Ai ka thënë se çështjen e demarkacionit nuk e sheh si diçka që i pengon marrëdhëniet në mes të dy shteteve të cilat siç thotë ai janë të shkëlqyeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Të paktën 11 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 13 të…