>

Kur Lum Haxhiu, Sahit Jashari e Naim Sadiku ishin nisur për luftë

08 mars 10:57

Naim Sadiku në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” tregon rrugën e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij të cilët pas rënies së familjes Jashari në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin ishin nisur nga Malmo e Suedisë për në Kosovë.

Ja postimi i tij i plotë:

Kjo foto më kthen pas rrafsh njëzet vjet. Ishte 8 marsi i vitit 1998. Në foto jemi: Hajdin Abazi, Sahit Jashari dhe unë, Naim Sadiku. Ndodhemi në anije, duke lundruar nga Malmö për në Kopenhagë, ku na priste atdhetari Ibrahim Xhemajli.

Nga aty, me aeroplan, do të niseshim ne të tre për në Tiranë, e prej aty, për në Kosovë, ku sapo kishte shpërthyer, lufta çlirimtare, pas rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Atdheu, përmes luftës kundër akupatorit serb, kishte lëshuar kushtrimin e lirisë dhe ne po shkonim pas këtij kushtrimi. Në fytyrat tona, ashtu si në zemrat tona, shihet vendosmëria për t’i dalë zot atdheut. Dhe njëmend, ishte UÇK ajo që i doli zot atdheut e kombit, sa e bëri edhe botën demokratike të mos rrinte indiferente po të involvohej kundër forcave pushtuese të Serbisë, asokohe të drejtuara nga gjakpirësi Sllobodan Millosheviq.

Koha kalon, vitet ikun, por kujtimet e bukura mbeten të pashlyera.
Mirënjohës përjetë të gjithë ushtarëve të UÇK që bënë luftën në frontet çlirimtare!
Falënderuar përgjithmonë për vendet euroatlantike dhe NATO-n!
Respekt për të gjithë ata që kontribuan në Fondin ”Vendlindja thërret” që ishte logjistika e UÇK!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Krenar me luftën çlirimtare të popullit shqiptar në krye me Ushtrinë e lavdishme Çlirimtare të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) nesër (e premte) lanson doracakun e…