Kurti kërkon që Kosova të mos ia japë Serbisë “Zajednicën”

15 shkurt 2018 | 18:05

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka cituar një deklaratë të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, bërë në Prishtinë për kushtin që Serbia e ka rreth Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ajo çka e pret Kosovën është që të mos ia jap Serbisë “Zajednicën”.

“Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, dje, ministri i Jashtëm gjerman, z. Sigmar Gabriel, tha: ‘nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre në BE. Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë”. (Shih nga minuta 5:35 në https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=TZk6qN1dMOo)”,

“Pra, ajo çka na mbetet neve është që të mos ia japim Serbisë ndërkohë ‘Zajednicën’ apo të bëjmë ndonjë marri të ngjashme. Por, me këtë regjim në fuqi, sidomos me Thaçin president, nuk mund të jemi të sigurt”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Etiopisë, Hailemariam Desalegn, ka dhënë papritur dorëheqje, pas…