Kuvendi do të mbajë seancë solemne për 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

31 maj 2018 | 11:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se më 4 dhe 14 qershor do të ketë seanca plenare, ndërsa më 10 qershor do të mbahet një seancë solemne me rastin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Ai ka thënë se seanca solemne do të mbahet në ambientet e Lidhjes së Prizrenit.

Veseli ka theksuar Kryesia e Kuvendit do të bëjnë gjithçka që agjenda legjislative të lëviz para.

“Jemi duke punuar për atë që jemi thirrur para qytetarëve tani, për realizimin e projekteve që lidhen me interesin e integrimit të vendit tonë, atë euroatlantik”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kendall Jenneri, siç raportohet, ka gjetur një të dashur të…