Lekaj e informon Apostolovën për projektet e Ministrisë së Infrastrukturës

21 mars 2018 | 13:55

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur të mërkurën në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e ka informuar për projektet aktuale të ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Republikës së Kosovës dhe për ato në të ardhmen lidhur me agjendën e konektivitetit për projektet ndërkufitare.

Ministri Lekaj ka diskutuar me Apostolovën edhe për takimin e mbajtur në Sofje në mes ministrave të vendeve të rajonit dhe për përgatitjet për Samitin e Sofjes që do të mbahet në muajin maj, me temë kryesore transportin.

Ndërkaq, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për zhvillimet aktuale e politike në vend, për procesin e liberalizimit të vizave, si një çështje e rëndësishme dhe që i bënë qytetarët e Kosovës së barabartë me të gjithë qytetarët e rajonit dhe më gjerë.

Apostolova ka konfirmuar se Bashkimi Evropian është shumë i angazhuar në agjendën e konektivitetit, në mënyrë që të krijohen lidhje dhe korridore ndërkufitare në mes vendeve dhe për të cilat ka mundësi financimi përmes instrumenteve financiare të BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Të mërkurën kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të…