Fillon rregullimi i shkallëve të lagjes “Arbëria”

21 mars 13:51

 Të mërkurën kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyror me trashësi prej 10 centimetrash.

“Do të rregullohet kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim. Po ashtu, do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

I gjithë ky projekt pritet të përfundohet brenda 120 ditëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar në Kosovë për…