Në Ditën Botërore të Poezisë përurohet libri për Gani Xhafollin

21 mars 2018 | 13:47

Në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar në Kosovë për Ditën Botërore të Poezisë, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është organizuar të mërkurën manifestim kulturor në përkujtim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Gani Xhafolli.

Me këtë rast, është përuruar edhe libri i autorëve Reshat Sehitaj dhe Asllan Qyqalla “Gani Xhafolli Princ i letërsisë për fëmijë”.

Në aktivitetin e organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili, aktivitetin në fjalë, e ka konsideruar si aktivitetin më të mirë e më adekuat për ta shënuar Ditën Botërore të Poezisë.

“Jam shumë i nderuar që sot bashkë me ju po shënojmë Ditën Botërore të poezisë, me një aktivitet të veçantë për një njeri të veçantë të letërsisë sonë për fëmijë, siç është princi letërsisë për fëmijë, shkrimtari i mirënjohur dhe i dashur për të gjithë ne, Gani Xhafolli”, është shprehur ministri Gashi, duke e uruar edhe komunitetin e shkrimtarëve për këtë ditë të shënuar.

Ministri Gashi, duke folur për veprimtarinë e shkrimtarit të ndjerë, Gani Xhafolli, solli në vëmendje se ai është përkthyer në gjuhë të huaja, duke depërtuar kështu tek lexuesit anglez, francez e spanjoll.

“Për vlerën dhe rëndësinë e veprës dhe krijimtarisë së Gani Xhafollit flasin edhe vështrimet e kritikëve letrar të cilët e pasqyrojnë mendimin e thellë e botën e pastër shpirtërore të poetit që depërton përmes vargut në botën e fëmijëve shqiptar që janë edhe këta fëmijë sit ë gjithë fëmijët e botës dhe poezia jonë po depërton edhe jashtë kufijve, po përkthehet, po lexohet e po pasurohet me poezinë e shkrimin shqip”, ka thënë ndër të tjera në fjalën e tij ministri.

Ai ka theksuar se MKRS-ja i përkrah shkrimtarët dhe botuesit nëpërmjet politikave që janë në dobi të kultivimit dhe nxitjes së kreativitetit në artin letrar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka thënë se…