Vdiqën gratë

27 tetor 2026 | 14:30

Alban Hajrushi

 

Vdiqën gratë,

s’ka më gra, vdiqën,

pranvera, vera, vjeshta,

dimri

i la veç varret.

 

Disave ua mbyllën diellin me duar,

disa i varrosën para se të vdisnin.

 

Vdiqën gratë,

heshtja e vjeshtës lëshon britma,

bota numëron ditët,

asnjëherë varret.

 

S’ka më gra…

Dritaret u mbyllën,

emra që s’kthehen më.

 

Humbën në këtë jetë,

pa u kthyer më kurrë

në pranverë,

në verë,

në vjeshtë,

në dimër.

 

Heshtja mbeti në çdo derë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit, Pascal Schurpf, ka vlerësuar se kapiteni…