Albini, Putini, Dugini, Zakharova dhe Lenka Zdralova!

27 tetor 2026 | 11:11

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Rrugaçëria “studentore”: Shqipëria ishte thuaja e mbaruar si shtet në vitin 1997, kur u hapën depotë e armëve dhe kur u krijuan banda që vendosnin ligjin e të fortit dhe ku krimi ishte alfa dhe omega për mbijetesë. Këto banda ishin në përkrahje të dy partive më të mëdha në Shqipëri: Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe Partisë Socialiste të Fatos Nanos.

Vetëm fati e shpëtoi Shqipërinë nga shpërbërja, e jo se kishte gatishmëri të mbrohej nga institucionet e shtetit që kishin rënë për tokë. Kryetarët e partive politike ishin kukulla në duart e krerëve të bandave. Po të mos ishin ndërkombëtarët, shteti do të shkonte për lesh, duke u ndarë midis Greqisë, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Në atë kohë, bandat kryesore në Shqipëri ishin: banda e Çoles (Zani Çaushi), banda e Gaxhait, banda e Pusit të Mezinit, banda e Tepelenës, banda e Cerrikut, banda e Lushnjës (Aldo Bare), banda e Loshit të Karbunarës, banda e Altin Dardhës, banda e Lul Cakës, banda e Otllakut, banda e Mandelës (Eduart Peqini), banda e Kateshit dhe banda e Nehat Kullës – „Gjeneralit“. Ndërkohë, Fatos Nano, pasi u tërhoq nga politika, ndërroi jetë, kurse Sali Berisha edhe sot, për fat të keq të Shqipërisë dhe shqiptarëve, është kryetar i Partisë Demokratike.

29 vite më vonë, Shqipëria përsëri po sfidohet shumë seriozisht. Tash, vetëm nga dy banda: banda e Sali Berishës dhe banda e Albin Kurthit. Të ndihmuara nga islami radikal, mullahët e Iranit, “studentët” e Beogradit dhe propaganda ruse.

Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE, prandaj ka interesim të pengohet nga Serbia, Kina, Sali Berisha, Irani dhe Kurthi, me „kucovllehët“ shqipfolës të VLEN-it.

Studentët duhet të protestojnë, edhe qytetarët që duan ndryshime, por të ndarë nga maskat e zeza që vjedhin, ua fusin flakën institucioneve të shtetit dhe policëve të shtetit. Merreni me mend: këta që plaçkisin shitore dhe biznese, çka do të bënin kur do të vinin në pushtet? Si do të përfaqësojnë shtetin, kur ia fusin flakën shtetit! Këta nuk janë lidhje me studentë; këta janë keqbërës, dhunues dhe plaçkitës.

Prandaj nuk duhet të përkrahen. Kurrë dhe asnjëherë.

Rroftë Shqipëria!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me dy mandate të…