Lekaj: Të martën demarkacionin e votojnë të larguarit nga LV-ja

15 mars 2018 | 21:43

Kryesia e Kuvendit e ka caktuar për të martën në orën 16:00, seancën ku pritet që të votohet demarkacioni në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Tashmë dihet që partitë e koalicionit (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate) së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, i posedojnë 79 vota pro kësaj çështje. Atyre iu duhet edhe një votë, në mënyrë që të ratifikohet marrëveshja e demarkimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njëherësh nënkryetar i AAK-së, u shpreh i bindur që të martën do të përfundojë kjo temë.

Ai ka thënë se beson që ky grup i ri parlamentar, do të jetë dhe fleksibil dhe parimor, që mos ta lejojnë këtë temë, në dorë të Listës Serbe.

“Grupi i pavarur është shumë konstruktiv. Unë shpresoj tek ta që të gjindet ndonjë deputet apo si tërësi e grupit dhe do të mendojnë pozitivisht. Unë pres që këta do të reflektojnë pozitivisht dhe do të votojnë pro kësaj marrëveshje. Arsye për këtë gjë është se ata janë më fleksibil. Nuk besoj që ata e lejojnë këtë çështje të varur nga dikush që mendojnë më ndryshe, pra Listës Serbe. Por, sido që të jetë, them me bindje të plotë që të martën do të arrihet ratifikimi”, ka thënë Lekaj për “Insajderin”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ura e cila rezultoi me kollaps pasditen e kësaj të…