Lewandowski i vendosur të largohet nga Bayerni

30 maj 2018 | 11:43

Robert Lewandowski nuk do të jetë më një futbollist i Bayern Munchen duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Sulmuesi polak e ka marrë tashmë vendimin e tij për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë dhe këtë gjë drejtuesve të Bayernit u ka komunikuar agjenti i Lewandowskit. Rummenigge e ka përshkruar yllin 29-vjeçar si tërësisht besnik dhe ka për ta zbatuar deri në fund kontratën që e lidh me gjermanët, e cila skadon në 2021-shin. Por duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjioze “Bild”, Leva nuk dëshiron të luajë më në Gjermani pasi objektivi i tij është të provojë një eksperiencë të re larg Bundesligës.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e Lewandowskit, ky i fundit shihet si një alternativë e mirë për të zëvendësuar Benzema tek Real Madrid. E nga ana tjetër edhe Bayern Munich ka shprehur interes për francezin e Real, e nuk përjashtohet edhe shkëmbim mes tyre, raporton “tch”.

Por përveçse spanjollëve të Madridit, edhe Chelsea e PSG-ja janë dy skuadra tepër të interesuara për shërbimet e sulmuesit polak.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj keqtrajtimeve që…