Limaj fton pozitë e opozitë të bëhen bashkë për të rritur cilësinë në arsim

07 mars 2018 | 15:18

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës i ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës që të bëhen bashkë që të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë në arsim.

Këtë deklaratë Limaj e dha në debatin parlamentar të thirrur për vendimin e përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR.

“Kërkoj ndihmën e të gjitha grupeve parlamentare pozitë e opozitë dhe njerëzit që e duan këtë vend ejani të ulemi bashkë dhe të bëjmë intervenimet e nevojshme që do ta ngritin cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet. Eja të bëhemi bashkë në këso tema dhe t’i japim mbështetje njerëzve që kanë profesionalizimin e nevojshëm për ta dërguar në një fazë tjetër cilësinë e arsimit në Kosovë. Kjo është përpjekja dhe angazhimi ynë”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Brazilit, Neymar i ka lavdëruar shokët e skuadrës…