Limaj para një muaji kishte bërë thirrje për konsensus për temat e mëdha

23 prill 2018 | 13:08

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka propozuar sot arritjen e konsensusit politik për një varg temash të mëdha të mëdha për vendin.

Por, pikërisht për këtë çështje kishte shkruar edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Saktësisht më datë 24 mars, Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”, kishte shkruar se konsensusi i arritur për demarkacionit duhet të ruhet edhe për tema tjera nacionale.

“Prandaj le të na shërbejë ky moment që ta mbajmë dialogun, transparencën dhe komunikimin mes gjithë faktorëve politikë për temat nacionale dhe së bashku t’i ndërtojmë qëndrimet dhe të jemi të gatshëm të marrim vendime të rëndësishme për vendin”, kishte shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ja çfarë kishte shkruar Limaj më 24 mars në “Facebook”:

Pas më shumë se tetë vjetësh kemi arritur ta kthejmë traditën e mirë që për tema nacionale të ndërtojmë konsensus sa më të gjerë.

Kalimi i demarkacionit është dëshmia më e mirë se me një dialog konstruktiv dhe intensiv në temat nacionale mund të arrijmë të krijojmë konsensus.
Gjithmonë është në përgjegjësi të shumicës për tema nacionale në vendime ta përfshijë edhe opozitën.
Sa herë është provuar që temat nacionale të personalizohen, kanë krijuar kriza, tensione, përçarje dhe vendimet kanë qenë të kontestuara dhe jo në interes të vendit.

Prandaj le të na shërbejë ky moment që ta mbajmë dialogun, transparencën dhe komunikimin mes gjithë faktorëve politikë për temat nacionale dhe së bashku t’i ndërtojmë qëndrimet dhe të jemi të gatshëm të marrim vendime të rëndësishme për vendin.
FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria “Vllahen Mining” është shpallur fituese e garës për lejen…