Lutfi Haziri paralajmëron kandidimin për kryetar të LDK-së

16 mars 2018 | 16:23

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, gjatë një ligjërate me studentet e Kolegjit AAB, ka paralajmëruar se do të jetë njëri ndër kandidatët për kryetar të partisë.

Haziri ka thënë se zgjedhjet brenda LDK-së do të mbahen në vitin 2019.

“Duke e pasur para sysh gjendjen e kryetarit të LDK-së, mungesën e tij për këtë kohë, në qershorin e vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet e rregullta politike dhe njëri ndër kandidatët mund të jem edhe unë definitivisht, por për momentin nuk e kemi në agjendë”, ka deklaruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i…