Mashtrimi me vajin e lulediellit  që shitet si vaj ulliri

03 shkurt 2018 | 20:55

Shtatë persona janë arrestuar nga policia greke, pasi janë përfshirë në shitjen me mashtrim të sasive të mëdha të vajit të lulediellit, të cilin e ngjyrosnin dhe e shisnin si vaj ulliri në Greqi dhe jashtë saj.

Një familje me katër anëtare dhe tre të afërm u gjetën në një punishte, duke ngjyer me ngjyrë të gjelbër vajin e verdhë të lulediellit. Arrestimet janë zhvilluar të dielën në afërsi të qytetit të Larisës, rreth 95 milje në jug të qytetit grek të Selanikut, transmeton “scantv”.

Vaji i falsifikuar u shit në kuti prej pesë litrash konsumatorëve grekë dhe u eksportua në palete një ton, kryesisht në Gjermani.

Produkti është shitur si “vaj ulliri ekstra-virgjër, direkt nga prodhuesi”. Çmimi ishte rreth 50% më lirë sesa vaji i vërtetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka vlerësuar se deklarata e paradokohshme e…