Mavraj te Fenerbahçe, nënshkrimi çështje orësh

01 Janar 11:16

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj është shumë afër transferimit te skuadra e Fenerbahçes në Turqi.

Mediet turke raportojnë për një arritje të marrëveshjes, kurse nënshkrimin e bëjnë çështje orësh.

Në rast zyrtarizimi, Mavraj do të përfitonte 1,7 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, ku do të ishte shok skuadre me emra shumë të njohur të futbollit botëror si Van Persi, Dirar, Skrtel, Valbuena dhe Kameni. 31-vjeçari do të bëhet futbollisti më i paguar shqiptar, duke kaluar edhe Shkëlzen Gashin, i cili përfiton 1.6 milionë euro.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Gentiana Beqa ka shënuar një tjetër sukses të madh në…