Mbi 100 mijë afganë të zhvendosur këtë vit

23 maj 2018 | 15:31

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë me dije se edhe 108 mijë njerëz të tjerë janë zhvendosur në Afganistan që nga fillimi i vitit, për shkak të konfliktit dhe fatkeqësive natyrore.

Në total, 108 440 njerëz janë zhvendosur në periudhën 1 janar – 13 maj, ka bërë me dije Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Numri më i madh i të zhvendosurve është në provincën Ghazni, rreth 10 mijë.

Raporti vjen në kohën kur talibanët kanë intensifikuar sulmet kundër objekteve të Qeverisë afgane dhe qendrave administrative.

Grupi militant Shteti Islamik ka kryer po ashtu disa sulme në Kabul, muajve të fundit.

Në shkurt, presidenti afgan, Ashraf Ghani, u ka ofruar talibanëve një marrëveshje gjithëpërfshirëse për paqe.

Sipas ushtrisë afgane, mbi 14 për qind e rreth 400 qarqeve të Afganistanit janë nën kontrollin e plotë të talibanëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka…