Meta në Baku, për bashkëpunim dypalësh ekonomiko-tregtar

15 mars 2018 | 12:07

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar në Baku ku po merr pjesë në Forumin Global.

Në këtë forum janë të pranishëm krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve të ndryshme.

Ai është pritur në një takim të veçantë nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti Meta ka vlerësuar mbështetjen që homologu i tij Aliyev ka dhënë për projektin TAP dhe procesit të gazifikimit të Shqipërisë.

“Të zgjerojmë bashkëpunimin dypalësh ekonomiko-tregtar dhe në fushën e turizmit”, është shprehur Meta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë…