Mitrovica, fituese e Kupës

27 maj 2018 | 16:10

Skuadra e Mitrovicës është fituese e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, pasi në finalen e zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, e ka mposhtur Hajvalinë, me rezultat 2-1.

Për vashat e Mitrovicës ky është trofeu i parë në këtë garë në histori të klubit. Hajvalia e nisi më mirë ndeshjen dhe qysh në minutën e 4-t kaloi në epërsi me golin e Bahtije Miftarit, e cila shënoi me kokë pas harkimit të Kaltrina Biçkajt.

Megjithatë, futbollistet e Mitrovicës reaguan shumë shpejt dhe vetëm pas katër minutash arritën të barazojnë shifrat me golin e Gresa Berishës. Pas këtij goli futbollistet mitrovicase vazhduan me lojë edhe më të mirë dhe si rrjedhojë arritën të shënojnë edhe golin e epërsisë në minutën e 22-të, pas asistimit të Fatbardha Osmanit. Këtë epërsi mitrovicaset e administruan mjaft mirë deri në fund dhe këtë ndeshje e mbyllen me fitore.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filloi finalja e Kupës së Kosovës në futboll në mes…