MKRS-ja mbështetet trajnerët e suksesshëm në gara ndërkombëtare  

23 prill 2018 | 16:32

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me trajnerët sportiv, Driton Kuka, Shqipe Zogiani,  Asdren Ahmeti dhe Burim Vraniqaj.

Trajneri Driton Kuka nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare në vlerën e mbi 15 mijë eurove. Me 3 mijë e 600 euro u mbështet trajnerja Shqipe Zogiani, me trajnerin Burim Vraniqaj u nënshkrua memorandumi për përkrahje financiare në vlerën e  mbi 2 mijë eurove, ndërsa trajneri Asdren Ahmeti nënshkroi memorandumin për përkrahje financiare në vlerën e 1 mijë e 800 euro.

Ministri Gashi ka thënë se përmes kësaj mbështetjeje financiare për trajnerët e sportit, po realizohen politikat programore të Ministrisë për sportin.

Ministri Gashi, MKRS  do mbështesë financiarisht  trajnerët që kanë  realizuar suksese në garat ndërkombëtare

“Sot nënshkruam memorandume me katër trajnerë sportiv. Ne si ministri e vlerësojmë punën e secilit prej trajnerëve në fushën e vet sepse secili ka dhënë kontribut të veçantë për sportin dhe sportistët tanë e po ashtu edhe për vendin duke realizuar suksese në sport edhe në gara ndërkombëtare”, u shpreh ministri Gashi.

Ministri Gashi, MKRS  do mbështesë financiarisht  trajnerët që kanë  realizuar suksese në garat ndërkombëtare

Ndërkaq trajnerët, bashkëpunimin me MKRS-në për mbështetje financiare e vlerësuan si akt mjaft të rëndësishëm në motivimin dhe lehtësimin e punës së tyre dhe realizimin e objektivave të tyre për vitin 2018.

Ministri Gashi, MKRS  do mbështesë financiarisht  trajnerët që kanë  realizuar suksese në garat ndërkombëtare

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës ka hapur konkursin…