Mourinho, De Boerit: Je trajneri më i keq në histori të Premierligës

13 mars 2018 | 13:03

Jose Mourinho e ka cilësuar Frank De Boerin si trajnerin më të keq në histori të Premierligës angleze, pasi ky i fundit e kritikoi portugezin për historinë e tij me zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Ish-trajneri i Ajaxit dhe Interit, De Boer madje ka shkuar edhe më larg duke sugjeruar se është turp për Marcus Rashford që Jose Mourinho është trajneri i tij dhe kujdeset për zhvillimin e tij si lojtar. Mourinho i është përgjigjur atij duke ia përmendur atij rekordin tejet të dobët në krye të Crystal Palace. “I kam lexuar disa komente të trajnerit më të keq në histori të Premierligës, Frank de Boerit”, ka thënë Jose Mourinho. “Ai kishte shtatë ndeshjes, shtatë humbje dhe zero gola dhe po thotë se nuk është mirë për Rashfordin që unë jam trajner i tij?. Nëse do të stërvitej nga ai, atëherë do të mësonte si të humbiste, sepse ai ka humbur çdo lojë”, ka shtuar Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republikanët në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve kaba…