Musa Sabedini: Me çdo çmim do ta mbrojë dinjitetin profesional

03 janar 21:15

Drejtori i portalit “Rajonipress”, gazetari Musa Sabedini, pas kërcënimit që ka marrë nga drejtori i urbanizmit në komunën e Gjilanit, Valon Shefkiu, ka folur për këtë rast.

Ai ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se nuk do të heshtë për të shkruar rreth së vërtetës. Musa Sabedini ka bërë me dije se me çdo çmim do ta mbrojë dinjitetin profesional.

“Jam përpjekur që ta luftojë të keqën, dukuritë negative në shoqëri, kam luftuar në kontinuitet kundër grupeve kriminale e mafias së natës. Asnjëherë s`jam dorëzuar e as frikësuar. Kur e them të vërtetën dhe kur shkrimet bëhen të argumentuara e të balancuara, flejë rahat dhe pushoj i qetë”, ka shkruar Sabedini.

Postimi i plotë Musa Sabedinit:

Miq e koleg të nderuar, po e shoh që kërcënimi që u bë ndaj meje, ka marrë shqetësime serioze tek ju dhe është krejt normale. Dua të ju them se unë nuk dorëzohem lehtë dhe nuk ka çmim që më ndalon për ta thënë të vërtetën.

Ata që mendojnë se po më frikësojnë që unë të heshti e kanë shumë gabim, e kanë skajshmërisht gabim. Gjatë gjithë kohës sime gati 28 vjeçare jam munduar që të punojë me shumë ndershmëri e profesionalizëm, me shumë përkushtim e dashuri, me të vetmin qëllim që ta them të vërtetën, sepse ky edhe është misioni i çdo gazetari.

Jam përpjekur që ta luftojë të keqën, dukuritë negative në shoqëri, kam luftuar në kontinuitet kundër grupeve kriminale e mafias së natës. Asnjëherë s`jam dorëzuar e as frikësuar. Kur e them të vërtetën dhe kur shkrimet bëhen të argumentuara e të balancuara, flejë rahat dhe pushoj i qetë.

Askujt në hak nuk i kam hy, por nuk lejojë për asnjë sekondë mem fye e kërcënue sepse e mbrojë me çdo çmim dinjitetin profesional.

Faleminderit nga zemra mijëra mesazheve anembanë Kosovës e diasporës, që kam marrë për përkrahje e mbështetje dhe një falënderim edhe për mediet e kolegët e mi të shumtë që u solidarizuan me mua.

Unë do të vazhdojë të jem në krye të punës sime profesionale, për ta luftuar edhe këtë vit, madje edhe më fuqishëm krimin e të gjitha llojeve në Gjilan e Anamoravë./m/s/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Komuna e Prishtinës përmes një urdhërese administrative pati paralajmëruar dënime…