Napoli e mbyll me fitore vitin 2017

29 dhjetor 2017 | 22:46

Napoli e ka mbyllur me fitore vitin 2017.

Skuadra lidere në Serie A, ka mposhtur 0-1 në udhëtim Crotonen, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të.

Golin e fitores për Napolin e shënoi golashënuesi më i mirë në histori të tyre, Marek Hamsik.

Sllovaku shënoi në minutën e 17-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Napoli numëron 48 pikë dhe renditet në vendin e parë, me katër pikë më shumë se Juventusi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me iniciativën…