Nasim Haradinaj: Brenda UÇK-së nuk ka pasur konflikte

22 maj 2018 | 22:02

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare nuk kanë pasur konflikte mes vete.

Haradinaj, duke folur në emisionin “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, duk iu përgjigjur dilemave të ngritura nga analisti Imer Mushkolaj se pas luftës është thënë se gjatë kohës së luftës ka pasur përplasje dhe qërim hesapesh mes luftëtarëve të UÇK-së, për qëllime ideologjike.

“UÇK-ja nuk ka pasur hesape mes vete. As përçarje mes vete. Ai që ka dashur të bëjë përçarje ai ka ndejt jashtë UÇK-së. Tash po del se ka pasur përçarje, sepse partive po ju duhet nga një hero i luftës, medoemos me kriju”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se secila parti për konsum politik po e përdor luftën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka dalë kundër mbajtjes së…