Në Nju Jork promovohen verërat e Kosovës

20 dhjetor 2017 | 11:33

Nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, me përkrahje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Asociacionit të Agjencive Rajonale Zhvillimore (ARDA), në Nju Jork të shteteve të bashkuara të Amerikës, janë promovuar verërat, djathërat, uji dhe çokollatat e prodhuara në Kosovë.

Në pritjen e fundvitit në të cilën ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të bizneseve amerikane, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Gjatë fjalimit të saj, ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë që Kosova të njihet si shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, sepse Kosova dhe SHBA respektojnë njëra tjetrën, besojnë në njërën tjetrën dhe kanë të njëjtat vlera demokratike, duke shtuar se kjo lloj lidhje nuk mund të ndërpritet. Duke folur për sfidat që të gjitha shtetet i kanë në momente të caktuara, ajo përmendi edhe faktin që Kosova ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara gjatë stuhisë së fundit që goditi Teksasin.

Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Tetuta Sahatqija, ka thënë se festat e fundvitit janë mundësi e mirë për të promovuar para miqve të Kosovës, verërat e Kosovës dhe produktet e tjera.
Ajo ka falënderuar për praninë e saj, posaçërisht Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nikki Haley, për të cilën tha se është mbështetëse e madhe e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kërkesave të vazhdueshme të Asociacionit të Komunave të Kosovës…