1.3 milion euro për trajtimin e qenve endacak

20 dhjetor 2017 | 11:31

Pas kërkesave të vazhdueshme të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për trajtimin e qenve endacak në nivel të Kosovës, Komisioni Parlamentar për Buxhet e Financa ka miratuar kërkesën e AKK-së për ndarjen e 1.3 milion eurove.

Këto mjetet do të menaxhohen nga institucionet qendrore por që do të shkojnë në funksion të interesit të komunave dhe qytetarëve të tyre.

Çështja e qenve endacak, e cila deri më tani ka marrë edhe jetë njerëzish, është temë e shqyrtimit për një kohë të gjatë, e ngritur nga Komunat e Kosovës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës me qëllim nxitjen e debatit me nivelin qendror në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë sa i përket problematikës së vazhdueshme të qenve endacak ka organizuar një varg takimesh me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ku në vazhdimësi ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërmerren veprime konkrete në gjetjen e një zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme për të gjithë”, është thënë në njoftimin e AKK-së.

Duek iu referuar kësaj komunikate, si rrjedhojë e aktiviteteve dhe kërkesave të vazhdueshme nga Asociacioni i Komunave për të ndërmarrë masa konkrete në këtë drejtim, AKK-ja së bashku me AVUK-u ka përgatitur një studim të fizibilitetitit për situatën aktuale ne terren, planin e veprimit katër vjeçar si dhe buxhetin në trajtimin e problematikës së qenve endacak me implikime financiare me mbi 1 (një) milion euro.

“AKK-ja ka dhënë përkrahjen e saj për planin e veprimit të paraqitur, si dhe gjithashtu është zotuar në bashkëpunimin e të gjitha strukturave komunale karshi kërkesave që do të dalin nga ky plan veprimi i cili është përgatitur në bashkëpunim dhe partneritet me Ambasadën Amerikane”, është thënë në këtë njoftim.

AKK-ja ka drejtuar një kërkesë për Zyrën e Kryeministrit të Kosovës si dhe për Ministrinë e Financave, me qëllim të mbështetjes financiare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacak. Lidhur me mundësinë e minimizimit, eliminimit të qenve endacak sipas kostos financiare të paraqitur në këtë Plan të Veprimit, zbatimi i tij do të jetë në një afat kohor katër vjeçar, ku në këtë periudhë parashihet të ketë ndikim të dukshëm në zgjidhjen e kësaj problematike.
Në strategjinë gjithëpërfshirëse për kontrollin e qenve endacak do të përfshinte: edukimin, reduktimin e qenve endacak, regjistrimin e qenve me pronar dhe licencimin e mbarështuesve dhe strehimoreve private (mbajtësve të qenve).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nëpërmjet një komunikate për medie…