19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

09 nëntor 2026 | 15:23

Sot 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Me këtë rast, zyrtarët e rinj policorë u pritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, së bashku me stafin komandues.

Fillimisht, drejtori Alija i përgëzoi zyrtarët e rinj për vendimin dhe gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar Policisë së Kosovës, duke u uruar suksese në rrugëtimin e tyre të ri profesional.

Ai theksoi se detyra e policit nuk është vetëm një profesion apo vend pune, por mbi të gjitha është nder, përgjegjësi dhe shërbim ndaj qytetarëve dhe vendit.

Njëkohësisht, drejtori Alija kërkoi nga zyrtarët e rinj që detyrat dhe përgjegjësitë e tyre t’i kryejnë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri, duke ruajtur dhe kultivuar reputacionin e Policisë së Kosovës si një nga institucionet më të besueshme në vend.

Pas fillimit të detyrës, 19 zyrtarët e rinj policorë janë shpërndarë në stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, përkatësisht në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren u uron mirëseardhje dhe shumë suksese zyrtarëve të rinj në ushtrimin e detyrës së tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampusin e njohur…