Nexhmije Pagarusha merr urim nga kryeministri Haradinaj

07 maj 2018 | 11:24

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Nexhmije Pagarushën me rastin e 85-vjetorit të lindjes dhe dekorimit nga presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

“Diva e këngës, Nexhmije Pagarusha, hyri në mbamendjën e të gjithë brezave, duke lidhë shekujt 20-21 përmes fijeve të arta të muzikës burimore shqiptare. Ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës edhe jashtë gjeografisë shqiptare, kudo që u shfaq, duke u dhënë vulën e personalitetit lirik perlave të thesarit shqiptar. Urime për 85-vjetorin e lindjes “Bilbil i Kosovës”, urime dekorimi nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe faleminderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot me Medaljen Presidenciale të…