Neymari gëzon Brazilin, i gatshëm për Botëror

13 prill 2018 | 21:32

Merr fund frika e Brazilit për Neymarin.

Rikuperimi i sulmuesit të Paris Saint-Germainit ka ecur shumë mirë pas operacionit që lojtari kreu në gju rreth 1 muaj e gjysmë më parë dhe sipas asaj që bën të ditur klubi francez lojtari do të rikthehet në stërvitje gjatë 10 ditëve të ardhshme, transmeton SS.

Në këtë mënyrë Neymari do të jetë plotësisht i gatshëm për Botërorin që do të zhvillohet në Rusi këtë verë, por do të ketë mundësi të ndihmojë edhe PSG-në me paraqitjet e tij në fushë gjatë këtij fundi të sezonit.

Megjithatë ajo që vlen më shumë në këto momente për lojtarin 26-vjeçar është Kupa e Botës dhe për evenimentin që do të mbahet në Rusi, Neymar do të jetë në formën optimale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se votimi i…