Nis projekti i eliminimit të deponive të mbeturinave të ngurta

11 korrik 2018 | 16:10

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Ferizajt ka nisur implementimin e projektit të eliminimit të deponive të mbeturinave të ngurta në gjithë territorin e kësaj komune.

Ky aksion ka filluar nga fshati Dardani i Komunës së Ferizajt dhe do të vazhdojë edhe në zona tjera.

Në inspektim nga afër të këtij aksioni kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës, Naim Ferati dhe drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe zyrtarë nga kompanitë publike.

Ky projekt po realizohet për të mundësuar mjedise të pastërta, mirëmbajtje të zonave përskaj rrugëve lokale si dhe shmangie të rreziqeve që mund të shkaktojnë këto mbeturina të ngurta për aksidente dhe përmbytje.

Autoritetet lokale kanë apeluar tek qytetarët që të mos hedhin mbeturinat në hapësira publike, si dhe të denoncojnë rastet ku hasin në ndotjen e mjedisit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Sekiraçë të Komunës së Besianës është organizuar të…