Nitaj: Deputetët e opozitës as vet nuk e dinë çka po duan

13 shkurt 2018 | 12:13

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka kritikuar sjelljen e subjekteve opozitare në Kuvend.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se dy interpelancat e kërkuara prej deputetëve opozitarë janë të pakuptimta.

Sipas tij, këto subjekte politike as vet nuk e dinë se çka po duan.

“Kur Kuvendi nuk e ka idenë pse mblidhet dhe për çka duhet të flas!!! Ende i kërkojnë interpelancë kryeministrit për 100 ditshin, kur po bëhen gati 200 ditë dhe interpelancë për vendimin e rritjes së pagave, kur ky vendim tashmë është pezulluar dhe kur po i njëjti është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese! Ata as vet nuk e dinë çka po duan!”, ka shkruar Nitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mel B. e ka përjetuar rëndë shkurorëzimin prej bashkëshortit, Stephan…