Nuk e votojmë demarkacionin

15 mars 2018 | 07:27

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh sekretar organizativ i kësaj lëvizje, Ismajl Kurteshi, ka bërë me dije se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim karshi marrëveshjes për shënimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Vetëvendosja është kundër izolimit të Kosovës, por nuk mund ta votojë versionin aktual të demarkacionit.

Sipas tij, përgjegjësit e këtij izolimi duhet ta gjejnë rrugën për të dalë nga kjo situatë.

Kurteshi ka theksuar se populli po paguan faturat e politikanëve të korruptuar.

Ai është shprehur i pakënaqur me mënyrën e qeverisjes në vend dhe, sipas tij, kjo Qeveri është duke humbur legjitimitetin dhe besimin qytetar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot votoi…