Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka nisur hetim pas sulmit në Siri

09 prill 2018 | 18:19

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka nisur një hetim të hënën për të vërtetuar nëse dhjetëra persona janë sulmuar me armë kimike afër kryeqytetit sirian, që ka mundësi të ketë qenë përzierje e gazit sarin dhe atij të klorit.

Shefi i kësaj organizate, Ahmet Uzumcu, ka thënë se është duke u përgjigjur me “shqetësim të thellë” ndaj sulmit të supozuar me armë kimike që ka ndodhur të shtunën në qytetin Duma, në rajonin e Gutas.
Dëshmitarët dhe punëtorët mjekësorë kanë raportuar për rreth 60 të vdekur dhe për mijëra të tjerë të plagosur pasi dy bomba kanë goditur spitalin dhe zonat afër tij.

Rreth 500 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor pas problemeve me frymëmarrje.

Hetuesit e organizatës janë sulmuar në dy misione të mëparshme në Siri dhe nuk pritet që sërish të shkojnë në Duma.

Sidoqoftë, ata do të inetervistojnë, do të mbledhin mostra gjaku dhe të dhëna tjera nga aeroplanët luftarakë.
Këto metoda kanë rezultuar të suksesshme edhe në hetimet e kaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në 19-vjetorin e betejës…