Pacolli: E marta, ditë vendimtare për shtetin

19 mars 2018 | 22:57

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se dita e martë (20 mars) do të jetë vendimtare për seriozitetin e shtetit të Kosovës.

“Nesër (Sot), ditë vendimtare për seriozitetin e shtetit tonë! Kush e ka të shenjtë interesin e popullit të Kosovës, emrin e mirë të shtetit, lëvizjen e lirë, kush do që të mos varemi për interesat tona nga shtetet fqinjë, të votojë PRO DEMARKACIONIT. Askush, as Mali i Zi, shtet mik anëtar i NATO-s, nuk mund të cenojë territorin e Kosovës. Çdo padrejtësi, nëse ka ndodhur, do të korrigjohet!”, ka shkruar Pacolli në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi u…