Pacolli viziton shtabin kryesor të gardës kombëtare të Iowas 

12 janar 23:03

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka vizituar Shtabin kryesor të Gardës kombëtare të Iowas.

“Në përfundim të vizitës isha në Shtabin kryesor të Gardës kombëtare të Iowës për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli po ashtu ka takuar edhe kryetarët e komunave që tani janë të binjakëzuara me komunat e Kosovës (Gjakova, Peja, Vushtrria dhe së shpejti edhe Prishtina).

Postimi i plotë:

Vizitën në Iowa e përfundova me një takim më kryetarët e komunave që tani janë të binjakëzuara me komunat e Kosovës (Gjakova, Peja, Vushtrria dhe së shpejti edhe Prishtina). Dua të falënderoj stafin e konsullatës së Republikës së Kosovës , Konsullin gjeneral Xhavit Gashin, diplomaten Arbrije Shabani dhe asistenten administrative Rinora Jelliqi për punën fantastike në përgatitjen dhe realizimin e kësaj vizite. Dhjetëra takime dhe vizita ishin të përgatitura në mënyrë profesionale të cilat u realizuan me sukses. Definitivisht, puna e kësaj Konsullate duhet të shërbej si shembull i mirë, si duhet ti shërbehet atdheut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ka anuluar vizitën e…