Papunësia në tremujorin e parë, 26.5 për qind

18 qershor 2018 | 15:39

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e parë (TM1) 2018, i cili përmban të dhëna mbi punësimin dhe papunësinë sipas moshës, gjinisë, statusit të punësimit, aktiviteteve ekonomike, profesioneve dhe çështjeve të tjera të ngjashme që kanë të bëjnë me tregun e punës.

Anketa ka pasur shtrirje në 598 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 531 ekonomi familjare. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë në moshë pune.

Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.2 %, kurse shkalla e punësimit në anketën e fuqisë punëtore (AFP) për tremujorin e parë 2018 është 28.8 %.

Punësimi më i lartë është te meshkujt 45.5%, ndërsa punësimi te femrat është 11.8 %. Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e parë 2018 shkalla e papunësisë është 26.5 %.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 28.7 %, krahasuar me meshkujt 25.9 %. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 54 %.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, planifikon të vizitojë Austrinë dhe…