Përkrahet nisma legjislative për hartimin e Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit

15 maj 2018 | 12:54

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga deputeti Daut Haradinaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje, e cila ka filluar me gjysmë ore vonesë për shkak të mungesës së kuorumit, është përkrahur  inicimi i nismës legjislative të këtij komisioni për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit, raporton “Epoka e re”.

Po ashtu, në këtë mbledhje është vendosur që të martën e ardhshme të bëhet intervistimi i kandidatëve për drejtor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Republikës së Kosovës.

/Epoka e re / A.M

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në komunën…