Komuna e Prishtinës nis bisedimet për investime në rrjetin e kanalizimit

15 maj 12:51

Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, bashkë me zyrtarë tjerë nga kjo komunë ka takuar të martën delegacionin e KfW-së të udhëhequr nga Kirk Mildner, drejtor i divizionit për infrastrukturë komunale dhe transport për Evropën juglindore, dhe Rene Escheman, drejtor i zyrës për Kosovë dhe Maqedoni, me të cilët ka diskutuar për investimet e ardhshme në rrjetin e kanalizimit dhe në kolektorë.

Dihet se Prishtina ka probleme me kanalizim, sidomos për shkak të rrjetit të vjetër, rrjet ky që është paraparë asokohe për shumë më pak banorë, e që nuk e përballon dot mbipopullimin që ka ndodhur pas luftës.

Në këtë drejtim, komuna e Prishtinë ka orientuar investimet në ndërrimin e rrjetit të kanalizimit brenda qytetit.

Aktualisht është duke u punuar në rrugët “Fehmi Agani”, “Çajupi”, “Hajdar Dushi”, “Meto Bajraktari”, dhe muajin tjetër do të vazhdohet në rrugët “Andre Gropa” dhe “Bedri Pejani”.

Zyrtarët e komunës së Prishtinës kanë bërë me dije se bashkëpunimi me KfW-në do të thellohet edhe më tutje, si domosdoshmëri e intervenimeve të përbashkëta në infrastrukturën nëntokësore, ashtu që të evitohen problemet me kanalizim dhe ujësjellës brenda qytetit të Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prani të prindërve, mysafirëve dhe personelit të shkollës, me…