Festë për Abetaren në Akrashticë të Vushtrrisë

15 maj 2018 | 12:43

Në prani të prindërve, mysafirëve dhe personelit të shkollës, me poezi, këngë e valle, të martën nxënësit e Shkollës së Akrashticës në komunën e Vushtrrisë kanë festuar “Festën e Abetares”.

Këta nxënësit që tashmë mësimin po e zhvillojnë sipas Kurrikulës së Re janë përgëzuar edhe nga drejtori i kësaj shkolle, Hajdin Islami.

“Sukseset e shkollës sonë janë të mëdha, të gjithë jemi krenar. Urime për ditën tuaj, jemi të lumtur që ju po sot edhe pse jeni në klasën e parë, keni arritur të mësoni shkrim – lexim”, ka thënë drejtori Islami.
Po ashtu, të pranishmit i kanë përshëndetur edhe mësueset e kësaj klase Erleta Pllana dhe Lejla Ymeri – Pllana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” janë duke u mbajtur…