Përkujtohet 28-vjetori i masakrës së Malishevës

30 Janar 15:43

Në Malishevë janë përkujtuar të rënët e 30 janarit të vitit 1990 apo si njihet edhe si masakra e Malishevës, ku patën humbur jetën Hisni Mazreku dhe Ali Kryeziu, ndërsa ishin plagosur edhe dhjetëra të tjerë.

Kjo ngjarje, njihet edhe si reagimi i parë zyrtar institucional në raport me regjimin e atëhershëm serbo sllav.

Në shënim të kësaj dite, homazhe dhe nderime, krahas familjarëve, kanë bërë edhe i pari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga zyrtarët tjerë të qeverisë komunale, zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Mazreku, kryesuesi i Kuvendit Komunal, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar lidhur me neglizhencën…