Prokurori kërkon dënimin e deputetëve të Vetëvendosjes

29 Dhjetor 10:33

Prokurori Valdet Gashi, ka kërkuar dënimin e deputetëve të Vetëvendosjes për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të pandehurit të dënohen sipas ligjeve në fuqi. Sipas prokurorit, dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat tjera e tregojnë se të dyshuarit e kanë kryer veprën.

Ndërsa Hedije Ademi, avokatja e Albi Kuriti, ka thënë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me vepër penale por me bindje politike. Sipas saj, prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se Albin Kurti, ka kryer veprën penale që i vihet në barrë. Ajo ka kërkuar që Albin Kurti të shpallet i pafajshëm e po ashtu ka kërkuar qe t’i ndërpritet masa e paraburgimit, pasi që tash e tutje edhe mos prezenca e tij në seancë nuk e pengon procedurën penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në përfundim të vitit kalendarit 2017, Reali i Madridit është…