Reali dhe La Liga dominojnë në vitin 2017

29 dhjetor 2017 | 10:28

Në përfundim të vitit kalendarit 2017, Reali i Madridit është skuadra që kryeson renditjen e UEFA-s. Skuadra dy herë kampione e botës në dy vjetët e fundit ka koeficientin më të lartë, duke lënë pas rivalët e Barcelonës.

Në vendin e tretë pozicionohet Bayern Muncheni që thyen hegjemoninë e spanjollëve, duke lënë në vendin e katërt Atletico Madridin. E pesta, dhe skuadra e parë nga Seria A italiane është Juventusi që ka lënë pas Paris Saint Germain, Sevillan e Manchester City. Dhjetë vendet e para plotësohen nga Borussia Dortmundi dhe Benfica. Ndërkohë, kampionati spanjoll kryeson klasifikimin special të ligave evropiane, që përllogariten në bazë të koeficientit për pesë vjetët e fundit.

La Liga ndodhet përpara Premierë Ligë, me Serinë A që plotëson podiumin virtual, ndërsa Bundesligën gjermane që pozicionohet e katërta. Asnjë ndryshim për Kategorinë Superiore që mbetet në vendin e 34-t në nivel kontinental, duke lënë pas ligat e Islandës, Hungarisë, Maqedonisë e Finlandës. Mbyll renditjen speciale Kosova në vendin e 55-të.

Superliga e Kosovës është mbrapa kampionateve në Gjibraltar, Andorrë e San Marino, prej faktit se është njohur vetëm prej një viti dhe nuk mund të përfshihet në përllogaritjen pesëvjeçare të UEFA-s.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori korçar Ergys Kaçe ka një kontratë deri në vitin…