Kaçe niset drejt Plataniasit

29 dhjetor 2017 | 10:27

Mesfushori korçar Ergys Kaçe ka një kontratë deri në vitin 2020 me PAOK-un e Selanikut, por është lënë jashtë projektit të trajnerit Lucescu, pasi këtë sezon numëron vetëm katër ndeshje dhe 239 minuta.

“Sportdog.Gr” raporton se Platanias ka nisur ofensivën prej disa ditësh, por vendimtare do të jetë përgjigjja e lojtarit. Vetë Kaçe duket se nuk e pëlqen destinacionin e ri që i kanë ofruar drejtuesit e PAOK-ut. Aktualisht skuadra nga Kreta renditet në vendin e fundit të Superligës greke pasi ka zhvilluar një pjesë të parë sezoni shumë të dobët duke grumbulluar vetëm gjashtë pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se veprimet…