Crystal Palace shkruan histori, fiton Conference League në Leipzig
28 maj 2026
| 10:50
Crystal Palace është shpallur kampion i UEFA Conference League, pasi mposhti me rezultat minimal 1-0 skuadrën spanjolle Rayo Vallecano në finalen e zhvilluar në “Red Bull Arena” të Leipzigut.
Heroi i londinezëve ishte Jean-Philippe Mateta, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 51-të, duke ndezur festën e madhe të tifozëve anglezë.
Finalja ishte tepër e luftuar, me shumë duele dhe kartonë të verdhë, por skuadra angleze arriti ta ruajë epërsinë deri në fund.
Për Crystal Palace, ky është një moment historik, pasi klubi fiton trofeun më të madh europian në historinë e tij.



