DASMA SHQIPTARE KATOLIKE E SHOKUT TIM GJERGJ PRKOLA, QË E FILLOI ME FLAMUR DHE E PËRFUNDOI ME FLAMUR

27 maj 2026 | 09:32


Ismet Sylejmani

Dasma shqiptare katolike në veçanti dhe dasma shqiptare e konfesioneve tjera, nuk është vetëm gëzim familjar, ajo është e duhet të jetë këngë e valle, gëzim e hare!

Dasma shqiptare katolike në veçanti dhe të tjerat në përgjithësi, duhet të jenë kujtesë nderuese, traditë e lashtë, identitet origjinal dhe vazhdimësi kombëtare shqiptare e dasmave të kohëve të vjetra e të lavdishme Arbërore!

Në shumë troje shqiptare, shqiptarët katolik në veçanti dhe shqiptarët e konfesioneve tjera në përgjithësi, dasmën e fillojnë me flamurtarin që prin me Flamur dhe mbyllet po nën hijen e Flamurit, si shenjë se mbi çdo gëzim qëndron nderi i shtëpisë, qëndron nderi i fisit dhe nderi i Kombit!

Kur del flamurtari me Flamur kombëtar në ballë në fillim të ceremonisë së dasmës, Ai dëshmon se nuk ecë vetëm një njeri me një copë pëlhurë të kuqe e të zezë në dorë!

Bashkë me Flamurin në duart e flamurtarit në dasmën shqiptare katolike ecën historia lavdimadhe, ecën kujtesa heroike e brezave, ecin sakrificat sublime dhe heroizmat luftarake të panumërta çlirimtare, ecën krenaria dhe amaneti i gjakut të derdhur për liri, që është obligative që shqiptari ta ruajë emrin, ta ruajë Gjuhën Shqipe dhe nderin në shekuj e mijëvjeçar, por edhe të përballojë çdo furtunë asimilimi!

Flamuri në dasmën shqiptare katolike nuk është dekor, por është dëshmi që konfirmon katërcipërisht orientimin euroatlantik të Kombit tonë!

Flamuri është dëshmi se familja që po krijohet hyn në jetë me bekimin e traditës dhe me përgjegjësinë për ta vazhduar dhe ruajtur trungun kombëtar!

Flamurtari nuk është vetëm prijës i kolonës së dasmorëve, Ai është simbol i rendit, i respektit dhe i ruajtjes së zakoneve origjinale dhe puro shqiptare!

Dasma shqiptare katolike e Shokut tim Gjergj Prkola, i cili na kishte ftuar në dasëm, se martonte djalin e Tij Kastriotin me Gentianën, flamurtari e filloi dasmen me Flamur, dhe në fund u mbyll po me Flamur, i cili mbeti deri në fund, dhe mesazhi ishte i qartë, kënga u ndal, vallet u ndalën, sofrat u mblodhën, gëzimi kaloi, por por Flamuri mbetet, Ai vazhdon!

Kjo është dëshmi e faktit se familjet ndërtohen, brezat ndërrohen, por Kombi e në ballë të tij Flamuri vazhdon!

Prandaj thuhet bukur dhe në frymën shqiptare,
se dasma që fillon me Flamur kombëtar, ajo fillon me nder, dasma që përfundon me Flamur, përfundon me bekim të madh!

Në fund të çdo dasme shqiptare jo vetëm katolike, duhet të mbetet një kujtim, por mbi të gjitha mbetet Flamuri, si dëshmitari i gëzimit, i unitetit dhe i vazhdimësisë së jetës origjinale shqiptare!

Gëzuar Shoku im i Madh Gjergj Prkola 🇦🇱🥂!
U trashëgofshin Kastrioti e Gentiana!

Me shume respekt,
Shoku Juaj,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 26 Maj 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose…