Prokuroria nuk gjen prova për ministrin Rikalo

01 Nëntor 10:14

Ministri Rikalo, sipas deklaratave të disa qytetarëve të lagjes “Dardania” të Prishtinës, të publikuara në mediet lokale, akuzohej për sjelljet e tij, abuzuese ndaj fqinjëve gjatë periudhës së vitit 1999. Ai, sipas këtyre banorëve, ishte përfshirë në disa raste të keqtrajtimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës. Më herët edhe vet ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, anëtar i Listës Serbe i ka cilësuar fushata të rrejshme raportimet për të dhe konstatimet se ai ka keqtrajtuar fqinjët shqiptarë në lagjen Dardania të Prishtinës, gjatë kohës së luftës, në vitin 1999, raporton “Rel”. Përmes një deklarate me shkrim, ai ka theksuar se të gjitha këto, janë informata të pasakta. Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka theksuar se në rast paraqitjes eventuale të provave të reja mund të hapë një hetim të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka hequr dorë nga…